Një person të hënën ka vdekur në vendin e punës në Veternik të Prishtinës.
I ndjeri derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, ku nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i urgjencës.
Ndërkohë që policia ka intervistuar pronarin i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.