Veprimi i një burri pas disa takimeve me një grua është bërë viral në rrjet, pasi ai i dërgoi asaj një faturë me të cilën doli në takime tre herë, por herën e katërt ajo e refuzoi.
Gruaja Alex Colboth postoi mesazhet e tij në Twitter, ku ai ia kërkonte 30 euro që kishte paguar në restorant.
“Përshëndetje, Alex, shpresoj të jesh mirë. Ne nuk do ta shohim përsëri njëri-tjetrin, kështu që mendoj se është e drejtë të ndajmë koston e takimeve që kemi qenë”, ai i shkroi asaj.
“Unë mendoj se kemi dalë në restorante dhe kafene tre herë ku kam paguar gjithçka për të dy. Unë mendoj se janë 35 dollarë (30 euro)”, tha ai.