Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Një grua dhunohet nga pesë meshkuj në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë për pesë ditë

Një grua ka raportuar në polici se një i dyshuar pa dëshirën e saj e kishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë.

Sipas saj, të dyshuarit e kishin detyruar të konsumonte edhe substanca narkotike, nga data 30 prill deri më 5 maj.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar./GazetaExpress

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net