Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Nis seanca me një përplasje Konjufca – Tahiri, “A duhet me i mëshu tavolinës?”, “Kështu s’bën hiç”

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një mosmarrëveshje mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit.

Tahiri e mori fjalën i pari duke shtruar dy pyetje.

“Pyetja e dytë për ju është: A duhet me e marrë shishen me i mëshu qështu, për me e marrë vesh dhe me i sjellë ligjet që i keni? A duhet me i mëshu tavolinës me iu thënë bjereni ligjin e pagave?”, theksoi Tahiri.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Tahiri e keqpërdori “fort” foltoren e Kuvendit.

“Z. Tahiri, për herë të parë po të them në Kuvend që sapo e keqpërdore fort keq foltoren e Kuvendit. Ja kështu s’bën hiç. Shumë gabim je. Ta dhashë fjalën për tjetër gjë”, tha Konjufca.

“Trego, thuaj po du me folë për komisionin hetimor parlamentar”, shtoi ai, duke i kërkuar t’i respektojë rregullat parlamentare.

Pasi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri foli për një debat parlamentar të cilin propozoi ta shtyejnë për shkak të mungesës së kryeministrit, Konjufca i tha Tahirit ta marrë shembull kolegun nga opozita.

“E ke një shembull se si bëhet mocioni Z. Tahiri”, tha kryetari i Kuvendit.

“Nuk kam nevojë kryetar me më treegu ti për shembuj. Shembullin ke mujtë me bë mos me u vonu një muaj e gjysmë, e me e thirrë kryesinë e me lëvizë…”, ia ktheu Tahiri.

 

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net