Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Nga Kragujevci u zhvendos në Istog se nuk gjeti punë atje, serbi shpall kandidaturën për kryetar komune

Një serb ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Istogut për zgjedhjet lokale.

Radosh Repanoviq do t’i hyjë garës për të parin e Istogut në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

I njëjti është zhvendosur në Kosovë në vitin 2008 ku krijoi një kooperativë bujqësore.

Ai për mediat serbe atë kohë kishte thënë se ndërmori këtë hap pasi pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Kragujevc, atje nuk nuk arriti të gjejë punë.

Në garë bashkë me Repanoviqin do të jetë, Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjersa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK ende nuk nuk kanë vendosur për emrin.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net