Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e mbrojti iniciativën e Ballkanit të Hapur në kundërpërgjigje ndaj deklaratave kundër që dolën nga Prishtina, nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.
Rama tha se “kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit!”, ndërsa theksoi se “Ballkani i Hapur nuk do të ndalet”.
Poshtë këtyre fjalëve është kundërpërgjigjur Zulfaj.
[the_ad id='11273']

