Njerëzit në Austri janë përballur me një kosto në rritje të jetesës, por tani do të marrin një pagesë kundër inflacionit prej 500 eurosh për ta kompensuar atë. Ja çfarë duhet të dini se si ta merrni atë.
Austria ka regjistruar inflacion në rritje dhe ndërsa ekonomistët besojnë se vendi do të ketë inflacion dyshifror në muajt e ardhshëm, qeveria federale përpiqet të gjejë zgjidhje për të zbutur ndikimin në publik.
Në korrik, norma e inflacionit ishte tashmë në 9.2 për qind për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë. Për të kundërshtuar ose të paktën për të zbutur efektet e rritjes së kostos së jetesës (veçanërisht pasi artikujt thelbësorë janë rritur në çmim), qeveria federale austriake zbuloi një paketë prej 6 miliardë eurosh me masa financiare dhe disa pagesa sociale, siç raportoi The Local.
Pagesa më e rëndësishme e njëhershme do të jetë një “bonus klimatik dhe anti-inflacion” prej 500 € (Klima-und Antiteuerungsbonus), i cili qeveria njoftoi se do t’u paguhet miliona njerëzve në Austri në tetor. Megjithatë, që atëherë ajo ka vendosur të çojë përpara pagesat në shtator.
Pagesa e bonusit është në fakt dy bonuse së bashku. Njëri prej 250 € është “bonusi i klimës” (Klimabonus). Tjetri, gjithashtu 250 €, është “bonusi kundër inflacionit” (Anti-Teuerungsbonus).