Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda, Biden provon vetë “bishën” elektrike

Presidenti Joe Biden testoi si një amerikan i vërtetë fuqinë e makinës së re me motor elektrik Hummer, gjatë një vizite në fabrikën e saj në Detroit.

Biden bëri një xhiro me makinën e fuqishme, duke shëtitur në oborrin e fabrikës, ndërsa në një moment i dha gaz mjetit duke provuar shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

Edhe pse është e ndërtuar vetëm me motor elektrik dhe funksionon me bateri, makina e re Hummer, arrin për vetëm 3 sekonda shpejtësinë nga 0 në 100 km/h.

“A do të vijë kush mbrapa? Apo doni në çati? Kjo makinë është krejt tjetër gjë”, u dëgjua Biden të thoshte para gazetarëve pasi u ul në timon.

Hummer njihet si marka e makinave të mëdha e të fuqishme, por po kërkon të futet edhe në tregun e makinave ekologjike. Makina e re punon me një motor 350 kilovat në gjendje të përshkojë për 10 minuta një distancë prej rreth 160 kilometrash.

 

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net