Disidenti
[the_ad id="378"]
Sport

Nexhmedin Spahiu: Hoqën dorë nga simbolet e Kosovës, Federatën e Boksit e mbuloftë turpi

Analisti mitrovicas Nexhmedin Spahiu ka kritikuar Federatën e Boksit të Kosovës se hoqi dorë nga simbolet kombëtare të Kosovës për të marrë pjesë në kampionatin e boksit.

Boksierëve kosovarë iu refuzua leja për hyrje në Serbi për të marrë pjesë në këtë garë sportive, shkruan Jepi Zë.

Spahiu tha se para 5 vitesh ai mori pjesë në një debat televiziv me Ivica Daçiqin dhe kishte mbajtur në xhaketë simbolet e Kosovës, kurse të hiqet dorë nga simbolet për një kampionat është e turpshme sipas tij.

“Para 5 vitesh unë isha me flamur kombëtar të Kosovës në xhaketën time në debat televiziv me kryeparlamentarin e Serbisë, atëherë zëvendëskryeministër e ministër i jashtëm Ivica Daciq, në televizionin publik të Serbisë, e tash boksierët e Kosovës kanë tentu të futen në Serbi pa simbole kombëtare të Kosovës dhe prap se prap i kanë refuzu. Turp i madh me heqë dorë nga simbolet kombëtare të Kosovës, për një pjesëmarrje në kampionat. Federatën e Boksit të Kosovës turpi e mbuloftë.”, shkroi Nexhmedin Spahiu.

[the_ad id='11273']

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net