Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Nesër vijnë vaksinat e para në Kosovë

Të dielën do të arrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas, që në Kosovë vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.

Nuk është bërë e ditur ora e arritjes së kontigjentit të parë.

COVAX-i kishte premtuar mbi 100 mijë doza të vaksinës për Kosovën, që është vendi i vetëm në Evropë që ende s’ka nisur vaksinimin.

Autoritetet e Kosovës kishin premtuar nisjen e vaksinimit qysh për muajin shkurt, por kjo s’ishte realizuar.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1830 kanë humbur betejën me virusin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë, ku ka paralajmëruar ardhjen e tyre për punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që kanë më tepër nevojë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net