Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Nesër bie borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.

Temperaturat po ashtu pritet të bien nën zero gradë Celsius, me minimalen minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Ndërkohë, të martën do të ketë po ashtu mot të vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura pritet të bie deri në minus 3 gradë Celsius.

Të mërkurën sërish do të ketë ulje të temperaturave, me minimalen minus 6 gradë Celsius.

Nga e enjta parashihet të ketë rritje të temperaturave dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net