Disidenti
Lajme

Nënkryetarja e Prishtinës kërkon informacione për kontratën 750 mijë euro të “Prishtina Parking”

0Shares

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas ngritjes së pikëpyetjeve për kontratën 750,000 euro të NPL Prishtina Parking për “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës,

Sahatçiu ka kërkuar informacione për të parë materialet e këtij procesi e pastaj për të dalë me qëndrime e vendime meritore.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se asocimi i kësaj kontrate me qeverisjen e PDK është qesharak dhe tendencioz.

Shkrimi i plotë:

Shumë pikëpytje në kontratën 750,000 euro të NPL Prishtina Parking për “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës.”

Lajmi tendencioz për asocimin e kontratës nën dyshime me qeverisjen e PDK në Prishtinë, të udhëhequr nga unë, është qesharak. Nëse është dikush në Kryeqytet që mund të thirret për ekspertizë në shërbime të tilla me softuer – jam unë. Dhe unë, jam edhe Nënkryetare e Kryeqytetit nga PDK.

Nuk njihem për nguti. Derisa pres të pajisem me të gjitha informatat dhe materialet e këtij procesi nga kërkesa e parashtuar tek Kryeshefi i ndërmarrjes për konstatim përfundimtar, do të mbaj distancë në prononcime shtesë lidhur me këtë çështje.

Në ndërkohë ju siguroj që derisa jam në Kryeqytet, nuk do të ketë tolerancë në keq-qeverisje dhe nuk do të ketë heshtje për procese të dyshimta. Aq më pak në digjitalizim. As tash, as kurrë.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net