Nëna e 31-vjeçarit, Gert Shehu, i cili sot ka sulmuar me grusht Sali Berishën, ka treguar për sëmundjen që ka djali i saj.
Ermira Shehu, në një intervistë për “Euronews Albania” ka thënë se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk është agjent policia.
Ajo i ka kërkuar falje liderit të PD-së, Sali Berisha, duke thënë se djali i saj nuk është në asnjë parti politike.
“Fatkeqësia e djalit tij nuk dua të që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, z. Berisha. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, ka thënë nëna e sulmuesit.