Muharremaj, ka treguar se ishte kontaktuar nga organizatorët e Festivalit në RTSH vitin e kaluar për të marrë pjesë dhe e kishte pritur me padurim pjesëmarrjen, por vetëm disa ditë pas ftesës, Alketa Vejsiu e kishte kontaktuar për t’i thënë se s’ka vend për ty pasi lista prej 20 artistëve ishte mbushur.

Këto i ka treguar vet Gjoni në një bashkëbisedim Live me fansat e tij në Instagram duke shprehur edhe zhgënjimin e tij.

Sigurisht nga gjithë kjo histori Shqipëria humbi shumë, e Gjoni aspak!

Me Gjonin, Zvicra zuri vendin e 3-të në “Eurovision Song Contest 2021”, teksa Shqipëria, u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.