Për nder të aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshit, e cila tregoi se po përballet sërish me tumor në tru, nesër organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.
Me anë të kësaj ecje thuhet të solidarizoheni me sfidën e Adrianës, për të cilën po luten të gjithë që ta fitoj si çdo peripeti që e ka kaluar në jetë.


