Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Në Kosovë mezi po e presin iPhone-in e ri, Bideni është i kënaqur me iPhone X

Kompania Apple këtë muaj ka prezantuar telefonin e saj më të ri, iPhone 14, në një ceremoni të quajtur ‘Far Out’.

Për dy versionet e këtij telefoni, atë standardin dhe Pro, në Kosovë tashmë ka shumë interesim. Kosovarët mezi po presin që këta telefonë të vijnë në Kosovë në fund të këtij muaji për t’i blerë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ndërkohë, nuk e ka këtë hall. Shefi i shtetit amerikan e posedon një iPhone X, të cilin Apple e lansoi para pesë vjetësh, më 3 nëntor të vitit 2017, shkruan Gazeta Express.

Me këtë lloj iPhone-i në dorë, Biden u fotografua të martën.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden duke zbritur nga Air Force One në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy në qytetin e Nju Jorkut më 20 shtator. (Mandel Ngan/AFP/Getty Images)

Këtë fotografi të presidentit amerikan e publikoi sot CNN.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net