Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Në Klinë gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

Në fshatin Klinafc të Komunës së Klinës janë gjetur disa mbetje mortore që po dyshohet se mund të jenë viktima të varrosura gjatë luftës së fundit në Kosovë.

ATV ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një rrugë e hapur nga një kompani që po kryente punime në atë zonë.

Vendi tashmë është rrethuar nga shiritat e Policisë së Kosovës, të cilët janë njoftuar nga vet punëkryesit.

Kjo nuk është hera e parë që në kohën kur kryhen punime nëpër rrugë të gjenden mbetje mortore. ATV do t’u mbajë të informuar për më të rejat nga kjo ngjarje.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net