Kosova zhvillon sot miqësoren e parë të muajit nëntor. Nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova takohet me Armeninë, duke shikuar formën e disa lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në ekip. Alain Giresse po ashtu ka ftuar shumë lojtarë nga Albi Mall Superliga e Kosovës, duke shikuar më shumë nga talenti se sa nga lojtarët me përvojë.
Ndeshjen miqësore mund ta shikoni në platformën Art Motion dhe në Klan Kosova.
Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe njëkohësisht kjo do të jetë edhe përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: