Disidenti
Sport

Në ditën e finales është përvjetori i vdekjes së gjyshit të Modriqit, ia vranë serbët

0Shares

Më 18 dhjetor 1991, kriminelët serbë kanë vrarë në vendbanimin kroat, Jesenice, shtatë civilë. Në mesin e tyre ishte edhe gjyshi i kapitenit të Kroacisë, Luka Modriq. 31 vjet më vonë, në atë datë do të luhet finalja e Kupës së Botës në futboll. Tifozët e shumtë të Kroacisë, edhe ata në Kosovë, shpresojnë se përfaqësuesja kroate të jetë në finale. “Kjo e ka shënuar jetën time. Edhe pse isha djalosh i vogël, mbaj mend disa gjëra.

Gjyshi ishte mbrojtësi im dhe gjithnjë më ka mbajtur afër, edhe kur i qonte delet në kullotë. Emrin e kam prej tij. Më vjen keq që nuk ka përjetuar një pjesë të asaj që kam arritur. Por jam i sigurt që më shikon nga lartë dhe se është krenar”, ka thënë Modriq më herët për FIFA-n.

Sajti 24sata.hr, ka shkruar të dielën mbrëma për përvjetorin e vrasjes së gjyshit të lojtarit më të mirë kroat. “Nuk ishte e lehtë. Sirena, granata, jeta si refugjat. Por kur shikoj fotografitë e fëmijërisë jam gjithnjë me topin. Kjo ishte ikje prej gjithë asaj që ndodhte rreth nesh”, ka theksuar Modriq.

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net