Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë Lajme

Në Cyrih, 70% janë që detektivët të përgjojnë abuzimet sociale

Bëhet fjalë për rregullat e reja për detektivët socialë, me të cilat ata lejohen të përgjojnë por me kufizime.

Sipas një ekstrapolimi të publikuar në mediat zvicerane si SRF etj., pothuajse 70 për qind e elektoratit të Cyrihut i thonë po ndryshimit në Ligjin e Mirëqenies Sociale.

Bëhet fjalë për rregullat e reja brenda këtij ligji, për detektivët socialë, me të cilat ata lejohen të përgjojnë por me kufizime.

Ligji i ri ndër të tjera, nuk lejon gjurmuesit GPS ose telefonatat e papritura në shtëpi.

Rezultati është mjaft i habitshëm sepse si partitë e majta ashtu dhe të djathta e kanë kundërshtuar atë. Sipas SVP dhe FDP, rregullimi i ri është shumë i butë, transmeton albinfo.ch. Sepse ligji i ri e lejon vëzhgimin, por vetëm pasi të merret miratimi i këshillit të qarkut.

Nga ana tjetër, Partia e Gjelbër dhe ajo alternative, refuzojnë detektivët socialë në parim dhe prandaj nuk dëshironin të krijonin fare një bazë ligjore për përdorimin e tyre.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti