Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ndodh në Prishtinë: Djali e sulmon dhe tentoi ta ngufas nënën 88-vjeçare që i shkoi në shtëpi

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në Polici nga një nënë 88-vjeçare, e cila e ka denoncuar djalin e saj që i ka shkaktuar dhunë para disa javësh.

Për shkak të moshës, ajo s’ka arritur që të shkojë në Polici deri më sot.

Ky rast ka ndodhur më 2 prill, në shtëpinë e djalit të viktimës, ku kjo e fundit kishte shkuar pasi s’jeton me të.

Nëna e cila jeton e vetme në Prishtinë, u nis për te shtëpia e djalit, por aty ai e ‘priti’ me dhunë e ofendime.

I njëjti, e ka sulmuar nënën fizikisht dhe ka tentuar ta ngufas me shallin që ajo e kishte të vendosur.

Pas marrjes së deklaratës nga viktima, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “dhunë në familje”. / Sinjali

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net