0Shares
Këngëtari Labinot Rexha, ka shprehur zhgënjimin me një dasmor të i cili ishte i ftuar për të kënguar në dasmën e tij, raporton Gazeta Demos.
Ai ka thënë se ia ka anuluar pjesëmarrjen, me arsyetimin se ka rast vdekje, por që sipas Rexhës, ai e kishte gënjyer sepse dasma ishte zhvilluar. “Nje dasmor me thiri dhe më tha: Me fal duhet me anulu dasmën. Thashë pse po kemi rast vdekjeje, Allahu xhehnet i thashë, kur e shoh ai dasëm po ban, leje qe te mer ne qafë por ta humbe dhe daten, a me ja anulu ty , pasha zotin jeten ta merr?”, ka shkruar Rexha në rrjetin social Facebook.