Disidenti
Lajme

Naim Miftari zbulon ‘tradhtinë’ e Vlora Çitakut, kërkon publikimin e emailave, kur kërkuan ndihmë për ndarjen e Kosovës – ja emrat!

0Shares

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj ish-ambasadorës së Kosovës, Vlora Çitakut.

Miftari këtë reagim e bëri pasi Çitaku ka kërkuar transparencë nga Qeveria e Kosovës, për dialogun dhe marrëveshjet me Serbinë.

Miftari pyet Çitakun se pse së bashku me Vuçiqin, Grenellin, Palmerin e Bolltonin kanë dëshiruar që ta ndajnë Kosovën.

“Vlora Çitaku, ish ambasadorja e Kosovës, por ma shumë ambasadore private e Hashim Thaçit në Uashington DS, i paska kërku qeverisë Kurti debat dhe transparencë për bisedat dhe marrëveshjen me Serbinë”, thotë Miftari.

“Shumë mir Vlora, por pse ju nuk bët kurrë debat ose shpjegim, pse pikërisht ju me urdhra të Hashim Thaçit dhe me bashkëpunim të fsheft së bashku me Vuçiqin, Palmerin, Grenelin dhe Bolltonin donit ta ndanit Kosovën”, shprehet ai.

Miftari kërkon nga ish-ambasadorja që të bëjnë publike emailat e tyre, kur kanë kërkuar ndihmë nga Bolltoni për ndarjen e Kosovës.

“Ose me qenë ma konkret, bëni ju transparente disa emaila dhe bisedat të juja se si tentonit ta bindenit Joni Bolltonin (i cili ishte kundër pavarësisë dhe intervenimit të NATO-s në Kosovē) të ju ndihmoj, që ju t’ia ndanit pastaj veriun e Kosovës Republikës së Serbisë dhe disa biznesmenëve ndërkombëtarë..!”, thotë ai.

“Zonja ish ambassdore, në emër të kujt dhe me çfarë autorizime i bënit këto veprime, ishe ambasadore e 2 milionë banorëve të Kosovës, apo ishe vetëm një Sexsere sekretaresh e Hashim Thaçit shefit të shefave BOSSIT!?”, përfundon Naim Miftari.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net