Disidenti
Lajme

Nagavci kërkon të filloj mësimi, thotë që ka vetëm një palë të barrikaduar

0Shares

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas komunikatës të SBASHK-ut, ku dekalruan se qeveria nuk ka zgjidhje për kërkesat e tyre dhe se greva do të vazhdoj.

Nagavci shkruajti se pozicioni i qeverisë është legjitim dhe se mësimi duhet filluar pasi që shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar.

‘’ Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social’’.

Më tutje ajo deklaroj se është e vullnetshme për të  punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve dhe kërkesa e saj përmes këtij reagimi në Facebook është që të fillojë mësimi pasi mësimi është mbi të gjitha./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Ka vetëm një palë të barrikaduar.

Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social.

Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh.

Sikur çdoherë deri më tani, edhe sot dhe çdo çast jam e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive. E vullnetshme për të  punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpiejnë në përmirësim të rezultateve.

Arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë.

Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne.

Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies.

Çdo ditë jashtë klasave, ju bën me vetëdije ose jo, pjesë të agjendave  të grupeve të interesit që asnjë interes të përbashkët me ju a me arsimin si fushë nuk e kanë. Përkundrazi, kanë kontribuar në gjendjen që e kemi të gjithë.

Mësimi është mbi të gjitha.

Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net