Disidenti
Lajme

“Na vjen keq për Serbinë, por jemi me Kosovën”/ Edi Ramës i vjen ‘goditja’ e fortë: Është shërbëtor i Beogradit!

0Shares

Sot Republika e Kosovës, zyrtarisht ka aplikuar për t’u pranuar në Këshillin e Evropës.

Për këtë, ka pasur reagime pozitive nda liderët politikë në Kosovës.

Kësaj radhe edhe kryeminsitri i Shqipërisë ka mbështetur aplikimin e Kosovë në KE, por, duke ndje keqardhje për Serbinë.

Kryeminsitrit shqiptar, i ka reaguar profesor dr. Enver Bytyçi, i cili e quan shërbëtor të Serbisë.

Profesori shkruan në një reagim në facebook, se Rama është rrënues i shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij, Rama është përpjekur për ndarjen e Ksoovës dhe bllokimin e njohjeve.

Postimi i plotë:

Duke folur sot nga Brukseli kryeministri Rama u përgjigj edhe për pozicionin e Shqipërisë sa i përket aplikimit të Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Europës. Pasi përbetohet se “Kosova do ta ketë mbështetjen e Shqipërisë”, ai për rastin e këtij aplikimi tha se “Na vjen keq për Serbinë, por ne kësaj radhe do të mbështesim Kosovën”!

Në këtë fjali ai zbuloi faktin e njohur dhe thënë se radhët e shkuara Edi Rama ka mbështetur Serbinë dhe jo Kosovën. Në fakt kjo e vërtetë ka ndodhur rëndom në diplomacinë e qverisjes së tij. E kemi parë në përpjekjet për ndarjën e Kosovës, në bllokimin e njohjeve, në imponimin e saj për të hy në Open Jugosllavia e kështu me radhë!

Çdo moment kryeministri shqiptar shfaqet ai që është: – Një shërbëtor i Beogradit dhe rrënues i shtetësisë së Kosovës!

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net