Pas Francës, Skocia del hapur se do të bëjë tifo për Italinë në finalen e Kampionatit Europian, e planifikuar për të dielën në orën 21:00, në “Wembley”, kundër Anglisë. Gazeta skoceze “ The National”, në fakt, këtë mëngjes vendosi Roberto Mancini në faqen e parë, me fytyrën e tij të pikturuar në stilin Braveheart dhe një titull që nuk i lë vend imagjinatës: “Na shpëtoni, ju jeni shpresa jonë e vetme”.

Referenca është padyshim për fitoren e Anglisë në Kupën e Botës 1966, e luajtur në shtëpinë e “Tre Luanëve”, që përfaqëson arritjen e parë dhe deri më tani të vetme të ekipit kombëtar anglez midis Kampionatit Botëror dhe atij Europian. Itali-Angli, pra, nuk do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, por për rivalët britanikë do të ketë gjithashtu implikime të rëndësishme politike.
[the_ad id='11273']

