Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani s’ka hequr dorë nga inatet politike.
Mustafa ka thënë se Osmani i shërben 100 për qind Vetëvendosjes.
“Kam pritur që pasi të zgjidhet presidente të heq dorë nga inatet politike dhe nga një diskurs mjaft i ashpër politik, të cilin nuk e ka bërë. Kjo flet se ajo nuk ka treguar fare vullnet që të realizojë rolin e saj që e ka me Kushtetutë që të jetë përafruese, unifikuese edhe e subjekteve politike, por edhe qytetarëve. Kryesisht ose 100 për qind është vënë në shërbim të Vetëvendosjes. Kam pritur që pasi të zgjidhet presidente të heq dorë nga inatet politike dhe nga një diskurs mjaft i ashpër politik, të cilin nuk e ka bërë. Kjo flet se ajo nuk ka treguar fare vullnet që të realizojë rolin e saj që e ka me Kushtetutë që të jetë përafruese, unifikuese edhe e subjekteve politike, por edhe qytetarëve. Kryesisht ose 100 për qind është vënë në shërbim të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.