Disidenti
Lajme

Mustafa për aksidentin e ministres: A keni fytyrë, a keni marre, a keni ndërgjegje, a jeni njerëz ju, more hej?

0Shares

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot është përfshirë në një aksident komunikacioni në Prishtinë, ku e ka e goditur një fëmijë.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe vetë ministrja, megjithatë ajo që zgjoi shumë reagime ishte se ministrja tha që fëmija është goditur në veturën e saj, një shprehje që nga shumëkush është parë si e papërshtatshme.

Një reagim ka ardhur nga deputeti i LDK-së, Besina Mustafa, i cili ka thënë se institucionet tentuan ta fshehin rastin.

Mustafa i është drejtuar me fjalor të ashpër qeveritarëve.

“A jeni në tokë të bukës, hej?! Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se aksidente të tilla si pasojë e pakujdesisë, mund t’i ndodhin secilit, por tentimi për fshehje nuk arsyetohet.

“Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo! A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!”, ka shkruar ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net