Pas raportimit se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë që ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, një veprim i tillë po kërkohet edhe nga Qeveria e Kosovës.
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se asnjëri nga krerët e UÇK-së nuk paraqet rrezik për drejtësinë.
Tutje, ai ka thënë se iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.
“Është më e pakta që institucionet e larta të vendit do duhej të bënin për qytetarët e vet. Pozitat e larta kërkojnë edhe marrje të përgjegjësisë së lartë, të pëlqeu apo jo”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.
Kujtojmë se gjatë vitit 2004 kur kreu ish-gjenerali i UÇK-së Ramush Haradinaj, po mbahej në paraburgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte, ish-presidenti i atëhershëm nga radhët e LDK-së, Ibrahim Rugova, kishte garantuar për lirimin e tij me kusht.
[the_ad id='11273']

