Disidenti
Sport

Muriqi: Në emrin tim ju kërkoj falje, nuk kam çfarë të bëj

0Shares

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton Insporti.com.

Pas ndeshjes,Vedat Muriqi, për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi se ndeshjen e filluan me disa gabime, që kundër një kundërshtari si Suedia nuk duhet të ndodhin.

“Filluam ndeshjen nuk po dua me thane me gabime personale, me kësi kundërshtari nuk mund të bëjmë kësi gjysmë gabime, patën edhe unë rastin si sulmues, në kësi ndeshje nuk duhet të humbasësh kësi raste. Më vjen keq, në emrin tim kërkoj falje, nuk kam çfarë të bëj”, ka deklaruar Muriqi, transmeton Insporti.com.Golat për Suedinë i shënuan Ludwig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson.

Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë.

Kosova më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës në Sevilla.

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net