Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë me dije se edhe gjatë këtij viti, qeveria do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkëatdhetarët.
Por sipas tij, këtë vit ka ndryshuar procedura.
“Edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.
Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.
Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.
Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave”, ka shkruar Murati.
[the_ad id='11273']

