Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

“Muaji i sefasë” në Kosovë: Në 14 ditë, punëtorët e shtetit do të punojnë vetëm 6 ditë

Muaji maj do të nis me shumë ditë pushimi për punëtorët e institucioneve shtetërore.

Kjo për shkak se në dy javëshin e parë të këtij muaji, ata do të pushojnë katër ditë, për shkak të festave zyrtare, dy nga të cilat kanë rënë në ditë vikendi.

Nëse llogarisim edhe pushimet e rregullta gjatë vikendit, i bie se punëtorët e institucioneve shtetërore do të punojnë vetëm 6 ditë në dy javëshin e parë të këtij muaji.

Nesër, më datë 1 maj, sipas Kalendarit të Festave Zyrtare është Dita Ndërkombëtare e Punës. Meqë kjo festë bie në ditë vikendi, për punëtorët e institucioneve shtetërore, dita e hënë, pra 3 maji, do të jetë ditë pushimi.

Ditën e diel, më 2 maj janë Pashkët Ortodokse, por që festohen me 4 maj. Edhe kjo ditë do të jetë ditë pushimi për institucionet publike.

Po, ashtu ditë pushimi për institucionet shtetërore do të jetë edhe më 10 maj, për shkak të Ditës së Evropës dhe më 13 maj Dita e Bajramit të Madh.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net