Disidenti
Showbizi

Mozzik i bën llogaritë: Veç ka 500 euro me i lënë në Shqipëri, i bie 10 milionë euro

0Shares
Në Kosovë prej të mërkurës kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

 

Këto masa sugjerojnë që deri më datën 18 prill, sistemi arsimor zhvendoset pjesën më të madhe të tij online, gastronomia dhe tekstili punojnë vetë me shërbimet “blej/merr me vete”, ndërsa të gjitha institucioneve dhe bizneseve iu preferohet që fizikisht të punojnë me staf esencial.

Përveç gastronomeve me protesta të vazhdueshme, dakord me këto masa nuk po bien as emrat e njohur të estradës.

Reperi Mozzik në një status publik të bërë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar për trendin e largimit të shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri e Mal të Zi për vikend, duke qenë se Kosova gjatë këtyre ditëve në një lloj forme është “e mbyllur”.

Ai ka bërë një përllogaritje të asaj se sa qarkullim mund t’i sjell Shqipërisë ky turizëm i vikendit nga kosovarët, duke theksuar se masat kufizuese janë të pavlera dhe të dëmshme sipas tij.

“15 mijë persona thanë dje që kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova edhe nja pesë mijë sot a më shumë sigurt…Veç ka 500 euro po them me i lënë këta atje i bjen 10 milionë euro! Mirë de perfekt! Nuk jam kundër masave, po a po e shihni sa të pavlera e të dëmshme janë masat në Kosovë tash se u bë vonë!”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në Facebook.

Ashtu si shumë kolegë të tij, Mozzik vazhdon të mos mbajë koncerte e mbrëmje të ndryshme, që nga goditja pandemike që nisi vitin e kaluar.

Bëhet viral videoja/ Dua Lipa për pak rrëzohet në skenë, i ngec këmba në balonin gjigant

Disidenti.net

‘Ku e ke burrin, s’po t’shohum kurrë me të’. Kështu përgjigjet Blerina Rugova

Disidenti.net

Më e dashuruar se kurrë, Rita Ora e cilëson bashkëshortin si ‘Zoti i seksit’

Disidenti.net
Disidenti

Mozzik i bën llogaritë: Veç ka 500 euro me i lënë në Shqipëri, i bie 10 milionë euro