Disidenti
Lajme

‘Mos ma dhuno intelektin’, deputetët e PDK-së e VV-së përplasen për Pagën Minimale

0Shares

Deputetë të pozitës e opozitës ka ditë që po përplasen mes vete. Shkak është bërë ligji për Pagën Minimale në Kosovë, që nuk i ka përfshirë veteranët e UÇK-së.

Në një debat televiziv, Hisen Berisha i PDK-së e Salih Zyba i VV-së janë përplasur ashpër duke diskutuar për mos përfshirjen e veteranëve në rritjen e Pagës Minimale.

‘’Po s’ma dikton ti, unë  i referohem fjalës tem’, tha Zyba.

“Mos ma dhuno intelektin  Salë. Ti po thu ne po ecim me popullin dhe partinë. Mos u mundo me ma bo mjegull, se s’kam pi raki’, ia ktheu Berisha.

‘Mos fol dhe për VV-në ti, fol për PDK-në’, theksoi Zyba në Rtk.

‘Dal prej deputetit nëse nuk është që nuk keni premtu 350 euro pagë minimale.’ tha Hisen Berisha

Ndryshe të dy deputetët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Veteranët për nesër kanë thirrur një protestë gjithë popullore, çka ka marr përkrahjen partive opozitare.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net