Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Mos e privatizoni. UÇK-ja ishte e popullit, dhe është e popullit, e askujt tjetër!

Autori Agim Vuniqi

UÇK-ja nuk ka qenë organizatë fantome e privatizuar nga një grup njerëzish, qofshin ata “komandantë”, por UÇK-ja ka qenë populli, luftëtarët, logjistika, fondi, strehimi, ushqimi, mjekët, donatorët, pra UÇK-ja burimin e ka pasur në popull, ka pasur karakterin e rezistencës popullore kundër kolonializmit serb dhe gjenocidit shtetërore serb, të kryer mbi popullatën civile.

Çdonjëri që përpiqet ta konsideroj UÇK-në si organizatë politike të atyre që deklarohen si “parti, apo shoqata të dala nga lufta”, i bëjnë dëme shkatërrimtar luftës dhe lirisë. Lëreni UÇK-në të pastër ashtu si ishte, lëreni të paprekshme në historinë dhe mbamendjen e kombit, mos e njollosni, mos e privatizoni. Lërjani fëmijëve tuaj si trashëgimi, ashtu çfarë është në librat e historisë të nxënësve të shkollave të mesme të Michiganit, aty keni dy faqe për historikun e UÇK-së, e në tekstet shkollore të Kosovës sa faqe janë?

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net