Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Momenti kur Haradinaj i thotë Konjufcës: Shko bre në hamom

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Ndonëse jashtë objektit të Kuvendit vetëranët protestuan kundër ligjit për pagat, deputetët brenda janë duke folur pikërisht për këtë ligj.

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj është përplasur verbalisht me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën dhe disa deputetë të LVV-së rreth këtij ligji.

“Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit sikurse ky z. [Armend] Muja e do të tjerë kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit në parlament. Është turp me diskutu në kuvend nëse do ta rritim pagën minimale për veteranët. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës; është turp për Gani Krasniqin, Enver Dugollin e krejt aty që jeni”, tha Haradinaj.

“Mos luni me këto sene. Marre duhet me ju ardhë që e keni pru këtë çështje deri këtu, për 35 a 40 euro të veteranit”, tha Haradinaj.

Haradinaj, më tej i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net