Disidenti
Botë

Momenti i shembjes së ndërtesës 13-katëshe në Gaza pas goditjes nga raketat izraelite

0Shares
Një ndërtesë 13-katëshe në Gaza u shemb të martën pasi u godit nga raketat izraelite, thanë dëshmitarët  e kësaj ngjarjeje.

Në videot e publikuara në internet shihet se si ndërtesa shembet për pak sekonda pas goditjes. Raportohet se në këtë ndërtesë ndodhej zyra që përdorej nga liderët e Hamasit, shkruan Times Live, transmeton Gazeta Express.

Pas goditjes së ndërtesës nga raketa, energjia elektrike përreth saj u ndal. Banorët përdornin bateri dore për të kërkuar për gjërat e tyre në vendin përreth shembjes.

Dëshmitarët thanë se banorët e ndërtesës dhe të tjerët që jetonin afër saj ishin paralajmëruar rreth një orë para sulmit që të largohen prej saj. Nuk është e qartë nëse ka pasur njerëz brenda në kohën e sulmit ose nëse është shkaktuar ndonjë viktimë nga shembja e ndërtesës.

Izraeli dërgoi 80 aeroplanë luftarakë të martën për ta bombarduar Gazën dhe grumbulloi tanke në kufi. Ndërkohë raketat e Hamasit dhe grupeve tjera islamike i goditën qytezat izraelite për të dytën ditë me radhë.

Atentati ndaj Trumpit, jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret në ShBA

Disidenti.net

LAJMI I FUNDIT: Joe Biden tërhiqet nga gara për President

Disidenti.net

Arabia Saudite depoziton 5 miliard dollarë në bankën qendrore turke

Disidenti.net