Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Molliqaj paralajmëron protesta: Reduktimet e rrymës erdhën me këtë Qeveri

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike duke paralajmëruar protesta.

Për gjendjen e krijuar ai e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës që sipas tij nuk ka bërë asgjë për ta menaxhuar krizën energjetike.

Arsyetimet se i gjithë globi po përballet me këtë krizë, sipas Molliqajt nuk qëndrojnë.

“Kush po përballet me reduktime, meqë kriza qenka globale? Si bëhet që Shqipëria e ka shpenzimin më të madh verës, por atje s’ka reduktime. Pse nuk ka reduktime në Maqedoni, në Mal te Zi ose n’Serbi? Apo të gjithë janë pjesë e komplotit imperialist të bashkuar kundër Albinit”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk është as e majtë as zhvillimore. Ai e ka akuzuar atë se i ruan paratë kur ndihen vetë të rrezikuar dhe jo për qytetarët.

“Qeverisja dorështrënguar nuk është as e majtë as zhvillimore. Këta i ruajnë paratë për ditët e zeza kur vetë ndihen të rrezikuar. Dhe pas secilit problem presin, ka edhe më keq. Paradoksalisht, duke bërë kështu po ia ofrojnë vetes ditët e vështira”, ka thënë ai.

Sipas Molliqajt, inflacioni në Kosovë është sikur “në gjendje lufte” dhe se shumë shpejt do të rritet prapë çmimi i energjisë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net