Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve, ka thënë se edhe pse punëtorët shëndetësorë nuk janë në grevë, këtyre u është ndalur pagesa.
Sejdiu në RTV Dukagjini, ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Financave për këtë çështje.
“Plotësisht pajtohem me shumicën e panë listëve, me të vërtet greva është akti më i rëndë e cila ka dëme kolaterale…Sot një pjesë e madhe e atyre që nuk kanë të bëjnë asgjë me grevën kanë ra viktima”, ka thënë ai.
Sejdiu mes tjerash ka thënë se një pjesë e madhe e mjekëve kanë kredi, dhe nuk i kanë paratë që t’i paguajnë.
“Po kush duhet të akuzohet që një pjesë e madhe e mjekëve do duhej t’i paguanin kreditë dhe ato para nuk i kanë. Pse të penalizohen ata që nuk janë pjesë e asnjë aktiviteti, duhet përgjegjësi e madhe”, ka shtuar tutje ai.

