Disidenti
Shëndetësi

Mjekët paralajmërojnë për një simptomë të pazakontë te fëmijët që preken nga Omicron

0Shares

Prindërit janë paralajmëruar që të kujdesën për fëmijët e tyre për shkak të një simptome të pazakontë të Omicron.

Fëmijët e vegjël preken nga skuqja ndërsa janë të infektuar me variantin e ri, ka raportuar një mjek në Londër.

Dr. David Lloyd, një mjek i përgjithshëm nga Londra veriore, ka thënë se ai ka parë rreth 15 për qind të të rinjve me raste të konfirmuara të Omicron, tek të cilët janë zhvilluar njolla. Sipas tij, këta të rinj gjithashtu vuanin nga lodhja, dhimbje koke dhe humbje oreksi, e cila duket se përshtatet me variantet më të zakonshme të simptomave të raportuara deri më tani tek të rriturit.

Eksperti shëndetësor ka thënë se ndryshimi në simptoma ishte “mjaft i rëndësishëm”, së bashku me skuqjen.

“Pra, le të shpresojmë që të mos jetë aq vdekjeprurës sa Delta, dhe le të shpresojmë që të mund ta kalojmë atë. Por është një kohë shqetësuese. Ne kemi pasur gjithmonë një grup të vogël pacientësh me COVID që po marrin skuqje, por deri në 15 përqind e fëmijëve me Omicron po marrin një skuqje të pazakontë”, ka thënë Lloyd.

Tri simptomat kryesore të COVID-19 përfshijnë një kollë të vazhdueshme, temperaturë të lartë dhe humbje të shijes dhe nuhatjes. Por mjekët thonë se shenjat e variantit Omicron, mund të jenë vështirë për t’u zbuluar, pasi simptomat kryesore janë të ndryshme nga ato të përshkruara aktualisht nga NHS.

Treshja e simptomave të paraqitura nga NHS u prezantua për herë të parë kur pandemia goditi në mars 2020, dhe lista ka qëndruar e njëjtë megjithë shfaqjen e llojeve të reja.

Mjekët që punojnë në Afrikën e Jugut, ku u zbulua për herë të parë varianti Omicron, tani kanë thënë se simptomat kryesore janë lodhja, dhimbjet e trupit dhe dhimbje koke.

Dr. Angelique Coetzee, një mjeke private dhe kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, ka thënë se pacientët me Omicron nuk kanë raportuar për humbje të shijes apo nuhatjes.

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net