Analisti Ilir Mirena, ka reaguar pas paralajmërimeve se nga sot, në Kosovë, do të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Mirena ka fajësuar Qeverië e Kosovës për mungesën e energjisë elektrike.
Sipas Mirenës, Kurti dhe familja e tij nuk do të ballafaqohen me mungesë të rrymës, pasi siç shkruan ai: “familjen gjate k’tij dimri e ka t’sigurt ne Norvegji”.
Shkrimi i plotë i tij:
Sa po i marr lakmi kryeministrit te Kosoves, Albin Kurtit, qe familjen gjate k’tij dimri e ka t’sigurt ne Norvegji.
Nxehte thone eshte atje, nxemje po, rryme po, uje t’nxehte po, sauna t’mira, çmimet stabile… Plus, mundet edhe vet me shku najhere. Nafakli dreqi…
Na t’pa fat qe jemi, ne pritshim pranveren, krejt si kaqana t’ngrite kemi me dal.
Nejse, s’ka lidhje veç kryeministri dhe familja e tij le te kane nje dimer te ngrohte, nje dimer te mendafshte, dhe pa telashe.
Kur ata do ta kene ngrohte, edhe ne populli patjeter qe do ta kemi ngrohte…