Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ministrja Haxhiu për aksionin e sotëm: Në të kaluarën, drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka shprehur përkrahjen e saj për aksionin e sotëm të IPK-së dhe Prokurorisë Speciale që po zhvillohet në disa qytete të Kosovës.

Ministrja Haxhiu ka thënë se në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim.

“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.

Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!
Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë” shkruan Haxhiu në reagim.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net