Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Ministrja e Drejtësisë: Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që ish-prokurori special Sylë Hoxha të thirret në përgjegjësi penale.

Ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale!”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.

Kërkesa e ministres së Drejtësisë vjen pasi në media sot është raportuar se ish-prokurori special, Sylë Hoxha në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë në këtë skandal.

Sipas medias dëshmitë e tyre janë bërë shkas që ish-presidenti, Hashim Thaçi ta akuzonte Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net