Disidenti
Lajme

Ministri izraelit pritet në takim nga Kurti, shpreh interesim për investime në Kosovë

0Shares

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë pritur në takim Ministrin e Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë së Kosovës, temë kryesore e diskutimit në këtë takim ishin marrdhëniet në mes të vendeve dhe bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin, si dhe u bisedua për mundësitë konkrete. Ministri Frej shprehu vullnetin për thellim të bashkëpunimit në aspekt ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Ai shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë.

Kjo ishte vizita e parë e ministrit izraelit në Kosovë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net