Disidenti
Sport

Ministri francez trazon rrjetin: Benzema është i lidhur me këtë grup terrorist!

0Shares

Gérald Darmanin, ministri i Brendshëm i Francës, ka thënë mbrëmë në një intervistë se Karim Benzema ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria Myslimane”.

“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem në mënyrë specifike zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane” ka thënë ministri francez.

Kjo organizatë konsiderohet terroriste në SHBA, Francë dhe shumë shtete të tjera.

Së fundmi Benzema ka publikuar një mesazh ku kritikon Izraelin dhe ka treguar mbështetjen e tij për banorët e Gazës./Indeksonline/

 

Shkëlqimi i munguar te Liverpool: Wirtz tregon ‘sekretin’ që i zbuloi Arne Slot

Disidenti

Këto janë përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Italisë

Disidenti

Frikë te Zvicra, Granit Xhaka ende po ndjen dhimbje nga lëndimi muskulor

Disidenti.net