Analisti Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se gjendja në veri të Kosovës është alarmante dhe përgjegjës për këtë sipas tij, është Albin Kurti.
Zeka u shpreh se me qëndrimet e tij, që nga çështja e targave deri tek qëndrimi ndaj diplomatëve, Kurti i ka sjellë tensionet në këtë nivel.