Gazetari Milaim Zeka është përfshirë në debatin mbi lejimin e mbulesës për vajzat e mitura në shkolla publike.
Zeka tha se është kundër kësaj praktike pasi është edukuar nga babai dhe babagjyshi i tij që gjithashtu ka qenë hoxhë se është kundër bartjes së shamicë në shkolla, raporton Gazeta Express.
“Lidhur me shamine, Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara. Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke. Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla”, ka thënë ai.
[the_ad id='11273']

