Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Mërgimtari vjen për pushime në Kosovë, e gjen shtëpinë të thyer e të vjedhur – dëmi rreth 40 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Cak i hajnave shpeshherë janë edhe shtëpitë e mërgimtarëve, të cilat në Kosovë mbesin të mbyllura në shumicën e muajve të vitit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një shtëpi në Vushtrri, pronari i të cilës jeton jashtë vendit bashkë me familjen e tij. Shtëpia e tyre u thye nga hajnat të cilët pothuajse e shkatërruan, duke shkaktuar dëme në vlerë goxha të madhe.

Sinjali mëson se rasti u zbulua pasi mërgimtari erdhi në Kosovë për pushime dhe gjeti shtëpinë të thyer e të vjedhur nga hajnat, ku për pasojë i doli punë të kërkonte ndihmën e Policisë.

force ku kane vjedhur orendi shtëpiake, te gjitha pajisjet e amvisërisë, rrjetin elektrik si dhe kishin dëmtuar kulmin dhe muret e dhomave dhe banjave ku vlera e përgjithshme e demit rreth 40 000 euro.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit kanë vjedhur pajisje të ndryshme, orenditë që kanë gjetur, e madje kanë shkaktuar dëme në mure e deri te kulmi i shtëpisë – në vlerë të hiç më pak se 40 mijë eurove/

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net