Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTK’së, Mentor Shala, ka njoftuar se është suspenduar.
“Nën kërcënimin e Drejtorit të Përgjithshëm (kam dëshmi), Komisioni Diciplinor jashtligjshëm dje ka marrë vendim për suspendimin tim që pritet të bahet publik sot. Disa ditë më herët po i njëjti Komision për të njëjtin rast ka deklaruar se nuk janë kompetent me u marrë me vendimet e ish Drejtorit të Përgjithshëm”, ka shkruar Shala.
Sipas Shalës, ky ka qenë kushti për secilin që ka dashur të bëhety anëtar i Bordit të transmetuesit publik apo të marrë pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së.
“Këtë ma kanë thanë disa persona shumë të afërt me ekipin e Presidentes dhe në ekipin e Kryeministrit. Misioni kompletohet kur Mentor Shala nuk është ma në RTK”, ka shkruar Shala.


