Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, Mentor Arifaj nga Istogu
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti më emëroi në pozitën Zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë, dhe të cilin e falënderoj për besimin e dhënë!
Me përvojën time në Amerikën e Veriut, me etike dhe profesionalizëm të lartë do të punoj pran ministres Rizvanolli, për të bërë ndryshime për zhvillim të vendit tonë ashtu si kanë kërkuar qytetarët me votën e tyre, më 14 shkurt.
Kam ardhur nga Kanadaja për të kontribuar zhvillimit të vendit tim dhe duke njohur mundësit që ofron teknologjia informative e komunikuese, është e mundur të sillet puna në Kosove në vend që të rinjtë të migrojnë për punë. Kështu që jam i bindur nëse punojmë me përkushtim, sinqeritet dhe pa improvizime, në vendin tonë së shpejti do krijohet klimë e përshtatshme e punësimit, ashtu që do të ketë vende të qëndrueshme pune për të gjithë të interesuarit dhe të përgatiturit për punë.
Jam i lumturi që do ti shërbej vendit tim të dashur!
Na shkoftë mbare!
Mentor Arifaj